Showbiz

Në Netflix mbërrin filmi romantik për të rinj me tematikë festive

Nëse ju intereson filmi për Krishtlindje që është si “Love Actually” por vetëm me adoleshentë, atëherë Netflixi e ka filmin e duhur për ju – “Let it Snow”. Tani kemi mundësinë ta shohim edhe fragmentin e parë.

Në film luajnë një varg aktorësh të rinj, të cilët kohët e fundit kemi pasur mundësinë t’i shohim në filma dhe seriale të ndryshme. Ata janë Kiernan Shipka, Isabela Merced, Shameik Moore, Odey Rush, Liv Hewson, Mitchell Hope dhe Jacob Batalon.

Filmi Let it Snow bazohet në romanin me të njëjtin titull, të shkruar nga Maureen Johnson, John Green dhe Lauren Myracle, shkruan KOHA Ditore. Ngjarja e filmit bën fjalë për një grup nxënësish të shkollës së mesme gjatë një stuhie dëbore në qytetin e tyre të vogël për Krishtlindje.

"Jetët e tyre të dashurisë ndërthuren falë yllit të popit e cila është ngujuar tek ata, një fuçie të vjedhur birre, një grupi kërcimtarësh, një gruaje misterioze të mbuluar me letër alumini dhe një festë epike në barin lokal Waffle Town", thuhet në njoftimin e Netflix.

Filmi romantik për të rinjë me tematikë festive do të mbërrijë në Netflix më 8 nëntor.