Platforma e njohur digjitale Netflix i ka publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm, “Love Hard”, i cili i takon zhanrit komedi dhe romancë dhe në rolin protagonist e sjell yllin e serialit “The Vampire Diaries”, Nina Dobrev.
Aktorja vjen në rolin e Natalie, një gazetare e cila beson jashtëzakonisht shumë në romancë, por nuk ka shumë fat në dashuri. Ajo bie në dashuri me një burrë të cilin e ka takuar online, Josh, por që jeton shumë larg saj. Kështu, ajo vendos ta befasojë atë për festat e fundvitit por mbetet e befasuar kur e kupton se është mashtruar nga një person që shtirej si dikush tjetër.
Filmi vjen me regji të Hernan Jimenez, derisa në rolet kryesore i sjell aktorët: James Saito, Harry Shum Jr., Mikaela Hoover, Heather McMahan, Rebecca Staab, Althea Kaye, Matty Finochio dhe Fletcher Donovan.
“Love Hard” lansohet më 5 nëntor, ekskluzivisht në Netflix.