Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

U ndanë shpërblimet e përvitshme “BET Awards”

Latto, Beyonce, Coco Jones, Teyana Taylor dhe Burna Boy ishin ndër fituesit e shpallur gjatë spektaklit

Të dielën në mbrëmje janë ndarë çmimet BET.

Këto çmime vlerësojnë performancat më të mira të vitit në muzikë, TV, film dhe sport. Ceremonia shënoi gjithashtu 50-vjetorin e ekzistencës së muzikës hip-hop, e cila u transmetua në BET nga Teatri Microsoft në Los Angeles.

Shfaqja pa nikoqir filloi me një mori interpretuesish, duke përfshirë Lil Uzi Vert që e bëri hapjen si dhe pionierët e hip-hopit The Sugarhill Gang, të cilët performuan “Rapper's Delight”. Në këtë mbrëmje gjithashtu u shfaq një homazh për të ndjerin Biz Markie me titullin “Just a Friend”. Momente të tjera përfshinin homazhet për Tupac Shakur dhe Takeoff si dhe performanca e “Regulate” nga Warren G, shkruan Hollywoord reporter.

Më vonë në skenë doli Tyga për të performuar "Rack City". Shfaqja përfshinte gjithashtu një nderim për arritje jetësore të Busta Rhymes, i cili performoi disa hite të tij në fund të transmetimit.

Patti LaBelle nderoi të ndjerën Tina Turner, e cila vdiq më 24 maj, me performancën e kësaj të fundit “Simply The Best”, por ajo i harroi fjalët për pak çaste.

Coco Jones doli në skenë për të performuar jo shumë kohë pasi u shpall artistja më e mirë e re. Teyana Taylor fitoi çmimin për regjisoren e vitit. Ishte nëna e saj ajo e cila e pranoi në emër të së bijës çmimin. Pastaj përmes një video-telefonate nga skena, Teyana e pranoi çmimin nga distanca. Beyonce fitoi çmimet “BET Her” dhe “Viewer's Choice”, por nuk ishte e pranishme për t'i pranuar pasi ishte në turne.

Përpara se kasti i BET, t'i jepte Lattos çmimin për artisten më të mirë femër të hip-hopit, ata shprehën mbështetjen e tyre për Skuadrën e Shkrimtarëve të Amerikës në mes të grevës së vazhdueshme, ndërsa ata kërkojnë një marrëveshje të re me Aleancën e “Motion Picture” dhe “Television Producers”.

Drake ishte ai që kryesoi të nominuarit me shtatë nominime, pastaj GloRilla me gjashtë nominime, 21 Savage dhe Lizzo me nga pesë. Beyoncé, Burna Boy, Chris Brown, Ice Spice dhe SZA u nominuan nga katër herë. Nominimet u përzgjodhën nga Akademia e Votimit BET, një grup profesionistësh dhe influencuesish në fushat e muzikës, medias, marketingut dixhital, gazetarisë sportive, marrëdhënieve me publikun dhe arteve krijuese.

Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi

Artikuj të ngjashëm