Supermodelja e famshme, Naomi Campbell, është bërë nënë për herë të dytë.
53-vjeçarja e cila në maj të vitit 2021 e mirëpriti në jetë një vajzë, e ka bërë të ditur lajmin se tani e ka edhe një djalë.
“I dashuri im i vogël, dije se je i çmuar tej mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke hijeshuar jetën me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, po ndihem e bekuar! Mirë se vjen vogëlush”, shkruhej në postimin e modeles në Instagram.
Ndër të tjera ajo shtoi se kurrë nuk është vonë për t’u bërë nënë.
Ende nuk është e qartë nëse foshnja erdhi në jetë përmes një nëne surrogate apo është adoptuar.
Campbell shquhet si një nga personazhet e famshme që e ruan privatësinë dhe rrallë herë ndanë detaje nga jeta personale me publikun dhe mediat. Prandaj, shpesh postohen lajme të pavërteta dhe bëhen spekulime rreth asaj nëse, fëmijët i ka lindur vetë, ka përdorur surrogate apo i ka adoptuar ata.