Showbiz

“My Mind And Me”, dokumentari unik për jetën e Selena Gomezit

Ylli i muzikës dhe filmit, Selena Gomez, i ka publikuar pamjet e para të dokumentarit unik për jetën dhe karrierën e saj, “My Mind And Me”.

Në trailer, Gomez dëgjohet duke thënë se ajo dhe mendja e saj “nuk përputhen mirë ndonjëherë”. Ajo gjithashtu shihet e përlotur në disa pamje të marra nga arkiva.

Dokumentari i këngëtares shumë të dashur për publikun, planifikohet të publikohet në platformën Apple TV+ me 4 nëntor 2022.

Në një deklaratë të publikuar më herët nga kompania “Apple”, dokumentari u përshkrua si një projekt intim dhe unik, i cili e shfaq ngritjen gjashtëvjeçare të këngëtares drejt famës globale.

“Pas vitesh në qendër të vëmendjes, Selena Gomez arrin një famë të paimagjinueshme. Por, sapo ajo arrin një kulm të ri në karrierë, një kthesë e papritur e tërheq atë në errësirë. Ky dokumentar unik i papërpunuar dhe intim, përfshin udhëtimin e saj gjashtëvjeçar në një pikëpamje të re”.

Deri më sot, Gomez i ka shitur më shumë se 210 milion këngë anembanë botës dhe muzika e saj është transmetuar mbi 45 miliardë herë.

Ajo po ashtu është e dedikuar ndaj aktrimit, duke luajtur krahas komedianëve, Steve Martin dhe Martin Short, në serialin e vlerësuar lartë nga kritikët, “Only Murders In The Building”.