Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez mendon se do ta bëjë vetëm edhe një album

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka thënë se karriera e saj prej këngëtareje mund të përfundojë së shpejti, raporton CNN.

“Ndjehem sikur kam vetëm edhe një album për ta bërë”, ka thënë Gomez në podcastin “Smartless”.

Ajo ka thënë se sa më shumë kohë po kalon, aq më shumë po dëshiron të koncentrohet vetëm në një fushë.

Që nga fëmijëria ajo ka përmendur aktrimin si profesionin që më së shumti e do.

Edhe tani ajo ka theksuar se dëshiron të fokusohet në karrierën e saj prej aktoreje.

Edhe Selena Gomezi dëshiron të vazhdojë të përparojë Showbiz Selena Gomezi dëshiron të vazhdojë të përparojë

“Doja të bëhesha aktore. Asnjëherë nuk kam aspiruar të jem këngëtare por si duket ky hobi u shndërrua në diçka tjetër”, ka thënë Gomez.

Artisja deri më tash ka publikuar tre albume që nga viti 2013. Vitin e kaluar ajo pati lansuar këngën e saj të fundit “Single soon”.

Gomez ka luajtur në shumë projekte filmike duke përfshirë: “Wizards”, “Only Murders In The Building”, “Spring Breakers” dhe “A Rainy Day in New York”.

“Do të më duhet të relaksohem sepse jam e lodhur”, ka thënë ndër të tjera Gomez.

Edhe Selena Gomez: Do të jetë shumë e vështirë që të rikthehem në muzikë Showbiz Selena Gomez: Do të jetë shumë e vështirë që të rikthehem në muzikë

Përveç që u mor me muzikë e aktrim, Gomez themeloi kompaninë e saj kozmetike “Rare Beauty” në vitin 2020, të cilën e cilësoi si “dhuratën më e madhe”.

“E nisa gjatë pandemisë Covid-19 dhe tash filloi të marrë hapat e parë si kompani dhe nuk mund të isha më mirënjohëse. Jam me të vërtetë krenare”, ka shtuar ajo.