Megjithëkëtë, muzikantët dhe performuesit kanë akuzuar Qeverinë se po i shpërfill kërkesat e tyre me anë të dështimit për ta negociuar një marrëveshje BREXIT-i, që do t’i përmbante aranzhimet e mëhershme për viza
Muzikantët dhe këngëtarët britanikë do të jenë në gjendje që të realizojnë turne në një numër vendesh evropiane pa pasur nevojë që të pajisen me vizë apo leje pune.
Mirëpo agjencitë dhe unionet tregtare që i përfaqësojnë muzikantët britanikë kanë shprehur zemërim ndaj njoftimit të Qeverisë rreth vizave. Muzikantët dhe performuesit kanë akuzuar Qeverinë se po i shpërfill kërkesat e tyre me anë të dështimit për ta negociuar një marrëveshje BREXIT-i, që do t’i përmbante aranzhimet e mëhershme për viza.
Rregullat e BREXIT-it që hynë në fuqi në fillim të vitit nuk garantonin udhëtim pa viza për muzikantët në vendet e Bashkimit Evropian dhe kanë ngjallur frikën se artistët turistikë do të përballeshin me tarifa të larta në shumë nga vendet që i vizitojnë. Megjithëkëtë, Departamenti për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS) ka bërë të ditur se kishte negociuar me 19 vende anëtare të BE-së për t’i lejuar muzikantët dhe këngëtarët britanikë që të zhvillojnë turne të shkurtra pa viza. Në mesin e këtyre vendeve janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Suedia.
Qeveria ka njoftuar se bisedimet ishin duke vazhduar me vendet e tjera të BE-së, përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Greqinë, për t’i harmonizuar marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar, e cila lejon këngëtarët turistikë dhe stafin mbështetës që ta vizitojnë vendin deri në tre muaj pa vizë.
“Duam që këngëtarët fantastikë të Mbretërisë së Bashkuar dhe profesionistët e tjerë krijues të jenë në gjendje të udhëtojnë me lehtësi jashtë vendit. E pranojmë se sfidat mbeten rreth turneut dhe po vazhdojmë të punojmë shumë me industrinë. Duam të sigurohemi që kur të hiqen kufizimet për Covid-19, turneu të mund të rifillojë dhe artistët tanë krijues dhe kulturorë kryesorë në botë të mund të vazhdojnë të udhëtojnë anembanë, duke u përmirësuar në punën e tyre, duke e rritur audiencën dhe duke e shfaqur më të mirën e krijimtarisë britanike në botë”, ka specifikuar DCMS-ja.
Krejt kjo ka ardhur pas disa muajsh fushatë nga muzikantët, si Sir Elton John dhe Ed Sheeran, për çështjen e turneve pas BREXIT-it. Elton John më herët kishte paralajmëruar se rregullat përbënin cenim për “një brez të tërë talentesh” britanike. \ Guardian

-
Elton John: Një gjeneratë muzikantësh mund të humbet nga BREXIT-i
-
Pasojat e Brexitit te muzikantët
-
Goditja e dyfishtë për muzikantët britanikë: Brexit-i dhe COVID-i
-
“Borisi vrau muzikën”, muzikantët të inatosur për refuzimin e lëvizjes pa viza në BE
-
Dua Lipa dhe yje të tjerë i kërkojnë kryeministrit britanik të ndalë abuzimin me çmimet e biletave