Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Muzika e Michael Jacksonit bojkotohet nga radiostacionet

Radiostacionet në Zelandë të Re dhe Kanada e kanë larguar muzikën e mbretit të ndjerë të popit Michale Jackson nga playlistat e tyre, për shkak të akuzave për abuzim të fëmijëve dhe dëshmive tronditëse të viktimave të tij të dyshuara në dokumentarin më të ri "Leaving Neverland".

Në filmin, i cili përbëhet nga dy pjesë, Wade Robson dhe James Safechuck, e akuzojnë Michaelin për abuzim seksual dhe pretendojnë se e gjitha ka zgjatur disa vjet gjatë fëmijërisë së tyre.

Një pjesë e adhuruesve janë vazhdimisht në mbrojtje të këngëtarit të ndjerë, ndërsa të tjerët shprehën mbështetje për viktimat e supozuara dhe pretendojnë se këngët e tij u shkaktojnë atyre ndjenjë të pakëndshme, shkruan KOHA Ditore.

Kështu, shumë radiostacione nga Zelanda e Re vendosën t’i tërheqin të gjitha këngët e Michaelit nga transmetimi, përfshirë edhe kompaninë mediatike MediaWorks.

"Michael Jackson aktualisht nuk është në listën performuesëve të radiostacioneve në pronësi të MediaWorks. Ky është reflektim i dëshirave të dëgjuesve dhe preferencave të tyre. Detyra jonë është që adhuruesve t'u sigurojmë ta dëgjojnë muzikën që e duan", deklaroi drejtori i radiostacioneve të MediaWorks, Leon Wratt.

Konkurrenti i tyre më i madh, NZME, gjithashtu, nuk do ta transmetojë muzikën e Michaelit në të ardhmen.

"Playlistat e NZME-së ndryshojnë nga java në javë, ndërsa Michael Jackson për momentin nuk është në to", deklaroi drejtori i tyre Dean Buchanan për New Zealand Herald.

Edhe Radiot kanadeze të gatshme të bojkotojnë Michael Jacksonin Showbiz Radiot kanadeze të gatshme të bojkotojnë Michael Jacksonin

Këngët e Michael Jackson nuk do të transmetohen më as në Kanada, raporton CBC kanadez. Tani për tani, tre radiostacione e morën një vendim të tillë, ndërsa të tjerat po e shqyrtojnë.

Pasi u transmetua në SHBA edhe pjesa e dytë e filmit me dëshmi tronditëse, prezantuesja e njohur televizive dhe producentja Oprah Winfrey i intervistoi Robson dhe Safechuck.

Gjatë intervistës, Robson deklaroi se si fëmijë ai nuk e kuptoi se ishte ekspozuar ndaj abuzimit seksual nga ana e Michael Jackson.