Aktorja italiane Monica Bellucci (54) u shfaq për herë të parë në publik me të dashurin Nicolas Lefebvre (36), skulptorin francez me të cilin është në lidhje serioze tashmë një kohë. Çifti nuk është fshehur nga fotografët, por mbahej për dore në Javën e Modës në Paris. Asnjëri prej tyre nuk e largonte buzëqeshjen nga fytyra.
Bëhet fjalë për ish-modelin, artistin dhe skenografin, i cili gjithashtu ka treguar sjellje xhentëlmeni kur ia hapi derën e veturës të dashurës së tij gjatë largimit nga revyja e Chanel.
Si duket dallimi në moshë atyre nuk u pengon, ndërsa Nicolasi, sipas mendimit të shumë njerëzve zemrën e aktores më të shquar në botë, e fitoi në pranverën e vitit 2017. Pavarësisht thashethemeve, deri më tani janë 'fshehur' me sukses nga publiku, por si duket më nuk mendojnë ta bëjnë atë.
Aktorja e famshme italiane në vitin 2013 u shkurorëzua nga aktori dhe kolegu francez, Vincent Cassel (52 vjeç), të cilit gjithashtu i pëlqejnë femrat më të reja, shkruan KOHA Ditore.
Ai që nga viti i kaluar është martuar me modelisten Tina Kunakey (21) rreth 31 vjet më të re, me të cilën së shpejti duhet të ketë edhe fëmijë.
Vincent dhe Tina i thanë 'po' njëri-tjetrit në gusht në Francën jugperëndimore. Megjithëse martesa e tyre, pikërisht për shkak të dallimit të madh në moshë, nxiti interesim të madh tek publiku i gjerë, dhe çifti përfundimisht u përcaktua për një martesë më modeste.
-
Ishte seks-simbol për vite të tëra, pas shkurorëzimit lidhet me mashkullin 18 vjet më të ri
-
Monica Bellucci, një shembull i bukurisë dhe modës për shumë femra
-
Monica Bellucci akuzohet për mosdeklarim të pasurisë
-
DiCaprio “i trullosur” pas modeles 23 vjet më të re se ai
-
Bella Thorne e lumtur me të fejuarin e saj