Që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, aktorin Vincent Cassel, e bukura Monica Bellucci është shfaqur shumë pak, duke bërë një jetë të qetë, larg vëmedjes mediatike. Por, ashtu si dhe shumica a njerëzve të famshëm edhe Bellucci po përballet me problemet fiskale.
Aktorja me orgjinë italiane akuzohet nga autoritetet franceze se nuk ka deklaruar dy llogari dhe një shtëpi që ka në Francë, transmeton tch. Autoritetet zvicerane ndërkohë kanë thënë se Bellucci është pronare e një shoqërie offshore në Ishujt Vergin.
Edhe më parë aktorja franceze ka qenë nën akuzë nga shteti francez për një rezidencë në Britaninë e Madhe, kohë kur jo ishte ende e lidhur me Vincent Cassel.
Artikuj të ngjashëm
-
Monica Bellucci nuk e fsheh më lidhjen me të dashurin 18 vjet më të ri
-
Lively e Reynolds nuk duan të ndajnë informacion rreth pasurisë së tyre në gjyq kundër Baldonit
-
Paris Jackson sërish i sfidon administratorët e pasurisë së babait të saj
-
Ancelotti në gjykatë për evazion fiskal
-
Ministrja lirohet nga akuza