Aktorja italiane, Monica Bellucci ka festuar ditëlindjen e 55-të, ndërsa në botën e showbizit ajo ka hyrë pothuajse 40 vjet më parë. Ajo e filloi karrierën e saj të modelimit në moshën 16 vjeçare, ndërsa më vonë iu kthye aktrimit dhe e realizoi një numër të madh të roleve serioze në filma.
Roli i saj i parë i madh ishte në vitin 1992 në filmin Dracula me regji të Francis Ford Coppola (80), ku e luajti njërën nga tre nuset vampire të Drakulës, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, ajo e fitoi famën dhe statusin e femrën më seksipile në botë me rolin kryesor në filmin italian të vitit 2000 'Malèna'.

Ajo tërhoqi vëmendje të madhe disa vjet më vonë me rolin e Maria Magdalenës në filmin kontrovers të Mel Gibsonit “Passion of the Christ”, ku u largua nga imazhi i saj seksipil dhe rolet e rëndomta.
Bellucci i ka prapa vetes dy martesa të dështuara. Ajo ishte e martuar me fotografin e modës Claudio Carlos Bassi, 60 vjeç, nga viti 1990 deri në vitin 1994, por martesa e saj me kolegun e aktrimit Vincent Cassel (52) ishte shumë më e gjatë dhe më e famshme.
Çifti ishin të martuar nga viti 1999 deri në vitin 2013, dhe i kanë dy vajza, Deva (15) dhe Léonie (9). Ata u ndanë me marrëveshje dhe kurrë nuk folën publikisht për arsyet.
Është shkruar shumë për njërën nga arsyet e ndarjes së martesës së tyre dhe aferën e Monicës me manjatin e Azerbajxhanit, Telman Ismailov (63) të cilin ajo e takoi në vitin 2009 kur udhëtoi për në Turqi për hapjen e hotelit luksoz të vendosur menjëherë pranë kompleksit që zotëronte ai.
Edhe
Vajza e Monica Bellucit, kopje e nënës së saj
Biznesmeni është i njohur për miqësinë dhe adhurimin e tij për yjet, ndërsa raportohet se Jennifer Lopezit i pagoi miliona për t’i kënduar në festën e ditëlindjes së tij në vitin 2006, ndërsa të ftuarit e tij ishin Mariah Carey, Tom Jones, Sharon Stone, Paris Hilton dhe Richard Gere.
Që nga fundi i vitit 2017, Bellucci është në lidhje me artistin francez 18 vjet më të ri, Nicolas Lefebvre (36). Diferenca në moshë me sa duket nuk po i shqetëson, kështu që aktorja dhe modelistja e dikurshme janë parë gjithnjë e më shumë së bashku në ngjarje të ndryshme të showbizit.