Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vajza e Monica Bellucit, kopje e nënës së saj

Vajza e aktores së famshme italiane, Monica Belluci, Deva Cassel, është pothuajse kopje e së ëmës.

Cassel e cila ka vetëm 16 vjet duket se po e ndjek nënën e saj edhe në aspektin profesional. Ajo është bërë fytyra e parfumit “Dolce Rose” të Dolce&Gabannas dhe së fundmi edhe ka pozuar për reklamën më të re të saj.

Cassel ka qëndruar të enjten në qytetin e Portofinos për të xhiruar reklamën e parfumit të markës së njohur, e nga ku ka shfaqur edhe aftësitë e saj si modele.

Ajo është e bija e Monica Bellucit me ish-bashkëshortin Vincent Cassel. Belluci dhe Cassel janë ndarë në vitin 2013 ndërkohë që kanë tre fëmijë së bashku.

Image
Artikuj të ngjashëm