Bashkëshortja e Sylvester Stallone, Jennifer Flavin, ka kërkuar divorcin nga aktori pas 25 vjetësh martesë.
Flavin, e cila është 22 vjet më e re se aktori i famshëm hollivudian, e ka bërë të ditur lajmin se gjithçka po merr fund, përmes postimit të një fotografie në Instagram, ku shihet duke përqafuar tri vajzat që i ka me Stallonen, shkruan Daily Mail të mërkurën.
“Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër s’ka rëndësi. Ne të katra përgjithmonë”, ka shkruar Flavin krahas fotografisë së postuar.
Daily Mail shkruan po ashtu se Jennifer nuk është më duke e ndjekur bashkëshortin e tij në Instagram.
Kërkesa për divorc nga ajo është bërë të premten e kaluar, me pretendimin se Stallone ia ka fshehur asaj pasuritë martesore.
Sipas dokumentit të gjykatës të siguruar nga DM, Flavin pretendon se bashkëshorti i saj “është përfshirë në shpërndarjen, shterimin dhe shpërdorimin e qëllimshëm të aseteve martesore, gjë që ka pasur një ndikim negativ ekonomik në pasurinë bashkëshortore”.
Sipas dokumentit, ajo po ashtu po kërkon që ta rikthejë mbiemrin e vajzërisë, Flavin.
Jennifer dhe Sylvester janë takuar në një restorant në Beverly Hills kur ajo ishte një modele 20-vjeçare, ndërkohë që aktori po vuante një lëndim të përkohshëm si pasojë e “Rambo III”, një film ky që i solli çmimin “Golden Raspberry” si aktori më i keq.
Por më pas ai nisi lidhjen lidhjen me modelen, Janice Dickinson, e cila pas një kohe tha se ai ishte babai i vajzës së saj të vogël. Si pasoj e kësaj, Stallone e përfundoi marrëdhënien me Flavin duke i dërguar asaj vetëm një letër.
Vetëm pasi ai dhe Dickinson u ndanë, testet e ADN-së vërtetuan se ai nuk ishte babai i vajzës.
Më pas Stallone u fejua me aktoren Angie Everhart, por edhe kjo lidhje dështoi dhe ai u kthye përsëri te Flavin.
Stallone dhe Flavin u martuan më 17 maj të vitit 1997 në Londër, derisa me reputacionin e Stallones si një “playboy”, pak besuan se lidhja e tyre do të zgjaste.
Mirëpo lidhja zgjati pasi në maj të këtij viti, ata festuan përvjetorin e tyre të argjendtë të martesës. Ata kanë së bashku tri vajza: Sophia 25 vjeç, Sistine, 24 vjeç, dhe Scarlet, 20 vjeç.
Stallone ka edhe dy djem me gruan e tij të parë, Sasha Czack. Sage, i cili ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 36-vjeçare në vitin 2012 dhe djalin Seargeoh, i cili tani është 43 vjeç.
{gallery}