Ylli i mirënjohur i Hollywoodi, Sylvester Stallone, bashkë me gruan e tij, Jennifer Flavin, do ta ndërrojnë vendbanimin pasi po ju duket shtëpia “zbrazët”.
Në projektin filmik “The Family Stallone” çifti u ka thënë vajzave të tyre, se pas një bisede të gjatë e të vështirë ata kanë vendosur të zhvendosen në Florida, raporton People.
“Mamaja juaj dhe unë kemi vendosur ta lëmë Californinë dhe do të zhvendosemi në Floridë”, u tregoi vajzave Sylvester.
55 vjeçja Jennifer u shpjegoi vajzave që pasi Sophia e Sistine kanë shkuar të jetojnë në New York e Scarlet ka shkuar për studime në Miami, shtëpia po u duket e zbrazët dhe duhet të bëhen ndryshime.
“I kam rritur të tri bijat në Californi” ka thënë Jennifer në një intervistë duke shpjeguar se i duhet ndryshimi dhe se burri i saj e përkrahu për këtë.
Vendimi për të shkuar në Florida, vjen pasi çifti vendosi t'i zgjidhë problemet pasi e kishin shqyrtuar shkurorëzimin gjatë 2022-s.
Edhe
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës
Aktori i filmit të famshëm “Rambo” me Jenniferin janë të martuar që nga muaji maj i vitit 1997 dhe bashkë kanë tri vajza.
Sylvester ka edhe dy djem, Sage dhe Seargeoh nga martës e tij e parë me gruan Sasha Czack.
Sage i cili kishte vendosur të ndiqte hapat e babait të tij duke u bërë aktor, vdiq tragjikisht në moshën 36-vjeçare, në vitin 2012 nga sëmundja e arterosklerozës.
