Showbiz

“Mona Lisa” në rreshtin e parë të pasarelës pranverë/verë 2026 të brendit BOSS

Alexis Stone si Mona Lisa e Da Vincit

Alexis Stone si “Mona Lisa” e Da Vincit

Të enjten, brendi i njohur “BOSS” ka shfaqur në pasarelë koleksionin e fundit të veshjeve, pranverë/verë 2026, në Milano të Italisë.

Në rreshtin e parë si mysafire u shfaq “Mona Lisa”, personazhi i famshëm që ka pikturuar njëri ndër artistët më të mëdhenj në botë, Leonardo da Vinci, portret që pati nisur ta punonte rreth vitit 1503.

Ani pse në shfaqjen në fjalë u pa një “Mona Lisë” në rreshtin e parë, prapa kësaj maske nuk ishte drejtori kreativ “BOSS-it”, Marco Falcioni, siç pretendohej nga disa përdorues të rrjeteve sociale.

Në fakt, bëhej fjalë për artistin britanik të grimit dhe drag performuesin Alexis Stone, i njohur për transformimet e tij në fytyra të personazheve të famshëm.

Se “Mona Lisa” ndodhej në rreshtin e parë, shihej në fotografi dhe video të shpërndara në rrjete sociale nga ngjarja.

Adhurues të modës që ishin të pranishëm në ngjarje pretenduan se ishte Stone i transformuar në mënyrë të përkryer në portretin e famshëm të Da Vincit.

Ndërkohë Falcioni ishte i pranishëm në shfaqje, por ai u pa në prapaskenë me yje të ftuar, përfshirë ish-futbollistin e famshëm, David Beckham.

Roli Falcionit, ishte ai i drejtorit kreativ, jo i një mysafiri në rresht të parë.

Ngatërresa ka ndodhur pasi komentet e të pranishmëve rreth transformimit të bujshëm në “Mona Lisë” dhe prezencës së Falcionit në ngjarje mund të kenë çuar në keqkuptim.

Stone më parë është transformuar në shumë fytyra të famshme nga bota e modës si dhe showbizit.