Modelja shqiptare, Angela Martini është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu.
Martesën e ka konfirmuar vetë modelja, duke publikuar nëpër rrjete sociale fotografi të ceremonisë.
“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”, ka shkruar Martini nëpër rrjetet sociale.
Çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në Las Vegas.