Angela Martini është bërë nënë për herë të parë, me bashkëshortin e saj rumun, Kyree Martin Savulescu.
Modelja e famshme shqiptare e ka dhënë lajmin e madh përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar edhe fotografinë e foshnjës.
Martini 35-vjeçare ka njoftuar se fëmija i cili është djalë, ka lindur nga një nënë surrogate.
“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje, më 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një nëne surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree”, ka shkruar Angela.
Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë kohë që janë bashkë, ndërkohë që ata janë martuar në vitin 2017.
