Ish-modelja e markës Versace, 29-vjeçarja Jennifer Pamplona, shpenzoi më shumë se 600 mijë dollarë dhe bëri më shumë se 40 operacione estetike për t'u dukur si Kim Kardashian, por ajo u pendua dhe tani për t’u kthyer “ashtu siç ishte” ka ndarë 120 mijë dollarë.
Jennifer Pamplona iu nënshtrua më shumë se 40 procedurave kozmetike gjatë 12 viteve në një përpjekje për të imituar yllin e ekraneve të showbizit - përpara se të kuptonte se lumturia e saj nuk varej në fund të fundit nga kjo.
“Njerëzit më quanin Kardashian dhe kjo filloi të më bezdiste”, tha ish-modelja me origjinë braziliane për “Caters”. "Kam punuar dhe studiuar dhe kam qenë biznesmene. Të gjitha këto gjëra i kam bërë dhe kam pasur të gjitha këto arritje në jetën time personale, por jam njohur vetëm sepse dukesha si pjesë e familjes Kardashian".
Pamplona “u fut” nën brisk për herë të parë në vitin 2010 kur ishte 17 vjeç. Në atë kohë, Kardashian sapo kishte nisur të bëhej e famshme. Pas operacionit të parë, Pamplona u bë shpejt e varur nga operacionet që e bënë të dukej si një yll realiteti.

Mes më shumë se 40 procedurave që ajo iu nënshtrua, ishin edhe tri operacione rinoplastike dhe tetë operacione në të pasmet e saj, duke përfshirë implante dhe injeksione yndyre.
Transformimi i saj në një pamje të ngjashme me Kardashian e ndihmoi atë të fitonte shpejt vëmendjen ndërkombëtare.
Më në fund, pas vitesh, Pamplona tha se e kuptoi se vuante nga dismorfia e trupit dhe donte të kthehej në vetvete.
Në Stamboll, ajo gjeti një mjek i cili tha se mund ta ndihmonte atë të kthehej në pamjen e saj origjinale.
“Pashë paraprakisht në kompjuter se si do të dukesha dhe ishte si të rilindja”, tha ajo.
Për fat të saj, ajo tash është në rrugë të rikuperimit, por rezultatet përfundimtare të procedurës ende nuk janë parë, duke qenë se ka ende ënjtje dhe mavijosje të rënda.
