Modelja 31-vjeçare, Jasmine Tookes, është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, Juan David Borrero, dhe çifti ka vendosur ta mbajë lajmin e gëzuar të fshehtë deri në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Në intervistën e saj të fundit për revitën “Vogue”, Tookes duke folur për 12 javët e para të shtatzënisë tha: “Isha shumë e lodhur, deri në pikën sa nuk mund as t’i lexoja emailet deri në fund, më zinte gjumi në kompjuter. Një herë gati sa nuk fjeta duke e drejtuar veturën. Kjo lloj lodhjeje ishte diçka që nuk e kisha përjetuar më parë”.
Ish-modelja e markës “Victoria’s Secret”, tutje tregoi se është mundur të jetë sa më mendjehapur gjatë kësaj periudhe të bukur për të.
“Besoj shumë se çfarëdo emocioni apo çfarëdo stresi që unë e përjetoj, shumë lehtë mund t’ia bartë edhe foshnjës sime. Jeta është e frikshme, ti asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Prandaj, thjeshtë lutem shumë dhe shpresoj për më të mirën si dhe mundohem të jem mendjehapur për gjithçka”.
Por, bukuroshja amerikane ka marrë këshilla të vlefshme nga nëna e saj, Cary Robinson, e cila e ka bindur që në muajt e parë të shtatzënisë t’i blejë vetëm gjërat esenciale për foshnjën.
Duke folur për “Vogue”, ku edhe e bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël përmes një fotosesioni, Jasmine deklaroi: “Nëna ime më tha të mos e teproj me përgatitjet rreth ardhjes së foshnjës në jetë dhe të mos i blej të gjitha gjërat që njerëzit m’i propozojnë. Ajo më bindi se në të vërtetë kam nevojë vetëm për disa gjëra esenciale, prandaj edhe nuk e kam tepruar me blerjet”.
Edhe
Victoria Beckham nuk e dëgjon “zhurmën” që bëjnë mediat
Tutje, modelja e pranoi se është shumë e lumtur që po ndërton familje me bashkëshortin e saj 32-vjeçar, Juan David Borrero, djali i zëvendëspresidentit të Ekuadorit, Alfredo Borrero.
{gallery}