Meghan Markle pritet që të lindë këto ditë dhe ajo ka shkaktuar të qeshura tek mjekët në një nga konferencat më të mëdha të gjinekologjisë dhe obstetrikës në botë këtë fundjavë.
Dukesha e Sussex, e cila pritet të lindë së shpejti, thuhet se ka mohuar traditën mbretërore duke zgjedhur një lindje në shtëpi me një mami dhe dikë tjetër, të trajnuar për këtë çështje, por jo mjek, transmeton tch.
Vendimi i saj ka nxitur diskutime rreth planeve alternative të lindjes në mesin e publikut të gjerë – dhe ka ngritur disa pikëpyetje në mesin e obstetërve më të mirë të botës, të cilët u mblodhën në Nashville, Tennessee, për takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG).
‘Meghan Markle ka vendosur të lindë në shtëpi…. le të shohim se si shkon kjo”, tha Dr Timothy Draycott, i dërguari i Kolegjit Mbretëror të Gjinekologjisë dhe profesor në Universitetin e Bristol, i cili mori një çmim nga Mbretëresha në 2014. Kjo deklaratë bëri që të qeshin shumë mjekë amerikanë në konferencën e së shtunës. “Ajo është 37 vjeç, lindja e parë … Nuk e di. Ne do të duhet të shohim, “shtoi ai.
-
Dukesha e Sussexit planifikon ta lindë vajzën në shtëpi
-
Babai i dukeshës Meghan Markle dërgohet me urgjencë në spital
-
Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të dytë
-
Meghan Markle ka pësuar abort spontan në korrik të këtij viti
-
Mbretëresha Elizabeth nuk i mban mëri Meghan Markle, e uron për datëlindje duke e quajtur dukeshë