Miss SHBA-ja 2019, Cheslie Kryst, ka vdekur të dielën, në moshën 30-vjeçare.
Autoritetet thonë se Kryst vdiq më 30 janar pasi u hodh nga një ndërtesë 60-katëshe në New York, rreth orës 07:15 të mëngjesit, raporton The New York Post.
Kryst thuhet se jetonte në katin e nëntë të ndërtesës Orion dhe u pa për herë të fundit në një tarracë të katit të 29-të, sipas medias.
"Në shkatërrim dhe pikëllim të madh, ne ndajmë lajmin për vdekjen e Cheslie tonë të dashur", tha familja e Kryst të dielën në një deklaratë. "Shkëlqimi i saj i madh ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj”.
Familja e Kryst po kërkon privatësi pas vdekjes së mbretëreshës së bukurisë së ndjerë.
Kryst, një avokate, u kurorëzua me titullin Miss SHBA si Miss Karolina e Veriut në maj 2019.