Maryanne Trump Barry, motra e madhe e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, raportojnë mediumet amerikane.
Ajo u gjet e vdekur të hënën në mëngjes në apartamentin e saj në New York. Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Maryanne Trump Barry ishte gjykatëse federale në New Jersey nga viti 1983 deri më 2019.