Aktori i njohur amerikan, Milo Ventimiglia, është nderuar me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.
Ylli i Milos është vendosur afër atij të aktores Mandy Moore, e cila e portretizon gruan e tij në serialin hit televiziv, “This Is Us”
Në ceremoninë e zbulimit të yllit në bulevardin e famës, Milo shoqërohej nga kolegët tjerë, Jon Huertas dhe Amy Sherman-Palladino.
Ventimiglia debutoi si aktor në vitin 1995, me një rol të vogël në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”. Në vitin 2001, aktori 44-vjeçar e fitoi rolin i cili ia ndryshoi karrierën përgjithmonë. Fjala është për rolin e Jess Marianos në serialin shumë të ndjekur “Gilmore Girls”. Tutje ai bëri famë duke e portretizuar Peter Petrellin në dramën me superheronj, “Heroes”, para se ta luante rolin e Jack Pearsonit në hitin televiziv “This Is Us” nga viti 2016 deri më tani. Për performancën e shkëlqyer në këtë projekt, ai fitoi dy herë shpërblim “SAG” në kategorinë “Performanca e jashtëzakonshme në dramë”.
Roli i cili i solli famë si aktorë në ekran të madh ishte ai i djalit të, Rocky Balboas, në vazhdimin e gjashtë të filmit “Rocky” në vitit 2006, të cilin më pas e përsëriti edhe në projektin e vitit 2018, “Creed II”.
Në fjalimin emocional të cilin e bëri në ceremoninë e zbulimit të yllit, Milo ia dedikoi këtë nderim të gjithë kolegëve të tij.
Edhe
Chris Hemswoth bëhet me yll në bulevardin e famës në Hollywood
“Ky yll e përfaqëson një grup të madh njerëzish. Emri i shkruar në të është Milo Ventimiglia, por në fakt përbëhet nga emra të personave që i kam takuar në 26 vitet e karrierës sime, si para dhe pas kamerës, profesionalisht apo personalisht”, deklaroi aktori.
Përpara këtij nderimi, aktori 44-vjeçar kishte deklaruar se ndërsa ka pasur fat të mirë përgjatë 26 viteve të tij në aktrim, ai gjithmonë i pret me padurim rolet që do të vijë më pas.
Përktheu: Edona Binaku