Miley Cyrus ka arritur marrëveshje rreth padisë e cila pretendonte se e kishte vjedhur hit-këngën e saj nga viti 2013 “We Can’t Stop”.
Kantautori xhamajkan Michael May, aka Flourgon, e inicioi padinë kundër superyllit të popit në maj të vitit 2018, duke pretenduar se singli i saj ishte frymëzuar shumë nga kënga e tij e vitit 1988 “We Run Things”, për të cilën ai insiston se ishte një hit i madh në Karaibe.
Ai kishte veçanërisht problem me një rresht të përsëritur në këngën e Cyrus, në të cilin ajo këndon, "We run things, things don’t run we", duke argumentuar se është jashtëzakonisht i ngjashëm me tekstin e tij, "We run things, things no run we".
Ai i paditi Cyrus dhe shefat e shtëpisë së saj diskografike “Sony Music” për t’i bllokuar shpërndarjen e mëtejshme, shitjet dhe performancat e “We Can’t Stop”, dhe kërkoi kompensim në shumë prej 300 milionë dollarësh.
Në dokumentet e reja të paraqitura nga May, Cyrus, Sony dhe të pandehurit e tjerë në gjykatën federale të Manhattan ditë më parë, të gjitha palët janë dakorduar që "ky veprim do të ndërpritet me paragjykim... ku secila palë do t’i bartë shpenzimet e veta dhe të avokatëve", raportoi Reuters.
Edhe
Miley Cyrus paditet për “kopjim” të këngës së Bruno Marsit
Derisa rasti është zgjidhur "me paragjykim", paditësit nuk i lejohet të ngrejë pretendime të tjera me të njëjtën kërkesë, shkruan KOHA Ditore.
Në një letër të 12 dhjetorit, avokatët e Cyrus konfirmuan gjithashtu se ishte nënshkruar një marrëveshje dhe se kushti do të paraqitej si "në pritje të pagesave të procedurës së dakorduar", të cilat nuk ishin specifikuar.