Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Merr fund përplasja e djemve të Aretha Franklinit për pasurinë e saj

Një dorëshkrim i vitit 2014 nga Aretha Franklin, i gjetur nën divan, është zyrtarisht testamenti i këngëtares legjendare, që vdiq pesë vjet më parë, ka vendosur një juri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Këngëtarja legjendare vdiq nga kanceri në gusht të vitit 2018 pa lënë një testament zyrtar për pasurinë e saj. Megjithatë, mbesa e saj Sabrina Owens zbuloi më vonë dy dokumente të shkruara me dorë, një të datës 31 mars 2014 dhe një të dytë nga viti 2010 që u zbulua në një dollap të mbyllur në shtëpinë e Arethas në Detroit. Dokumentet nxitën përplasje mes djemve të legjendës amerikane.

Duke iu referuar rreshtave të parë të dokumentit, avokati Craig Smith, i cili përfaqësoi Edward Franklin, u shpreh se këngëtarja “po flet nga varri”.

Image

Teksa Kecalf dhe Edward Franklin donin që dokumenti i mëvonshëm të përcaktohej si vullneti ligjor i Aretha Franklinit, vëllai i tyre Ted White II mbrojti testamentin e vitit 2010. Juria ka favorizuar se shkresat e vitit 2014 do të qëndrojnë si versioni final. Kecalf Franklin ka deklaruar të hënën se besonte se nënshkrimi në dokumentin e vitit 2014 është i vlefshëm, veçanërisht sepse përmban një “emotikon të qeshjes” karakteristike të nënshkrimit të Franklinit.

Ted u emërua kryesori në dokumentin e mëparshëm, por emri i tij u fshi dhe u zëvendësua nga Kecalfi më 2014 megjithëse të gjitha dokumentet thanë se katër djemtë e Arethas mund t’i ndajnë paratë nga honorarët dhe të drejtat e autorit. Sipas testmentit që tani do të jetë final, Kecalfi dhe nipërit do të trashëgojnë shtëpinë kryesore të Arethas, e cila u vlerësua me 1.1 milionë dollarë kur ajo vdiq, por vlen shumë më tepër sot.

Jurisë iu desh më pak se një orë për të vendosur mbi këtë çështje. Kecalfi është cituar të ketë thënë se është shumë i lumtur. Ai ka këmbëngulur se nuk ka mosmarrëveshje me vëllain e tij lidhur me çështjen ligjore.

Edhe Paris Jackson sërish i sfidon administratorët e pasurisë së babait të saj Showbiz Paris Jackson sërish i sfidon administratorët e pasurisë së babait të saj

Një gjykatë në Detroit tani do ta nxjerrë fjalën përfundimtare.

Të gjitha pasuritë e këngëtares, shumica e të cilave janë prona dhe para kesh, vlerësohen në 4.1 milionë dollarë.

Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi