Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Melissa McCarthy bëhet shtriga e detit Ursula

Disney e ka shtuar “The Little Mermaid” në listën e filmave të cilët që nga viti 2016 planifikohen ta kenë versionin e tyre filmik, dhe që nga ajo kohë po punohet ngadalë në krijimin e tij.

Si duket i gjithë projekti është iniciuar më seriozisht sepse Rob Marshall, i cili e mori rolin e regjisorit, e ka gjetur aktoren e parë për film: Melissa McCarthy është aktualisht në negociata për rolin e Ursulës, shtrigës së detit.

Tregimi bën fjalë për Arielin, sirenën e vogël e cila bën marrëveshje me Ursulën. Ursula i jep asaj këmbë, por nëse ajo nuk i përmbush kushtet e marrëveshjes për të fituar zemrën e një princi njerëzor, do të bëhet skllave e Ursulës. Filmi i animuar u prezantua nga Disney në kinema në vitin 1989, me rezultate oskareske - i fitoi dy statuja të arta, shkruan KOHA Ditore.

Image

Kompozitori i muzikës origjinale Alan Menken do të kthehet për t’i kompozuar disa melodi shtesë ndërsa në to po punon me Lin-Manuel Miranda. David Magee po e shkruan skenarin e filmit të ri, i cili do t'i japë një stil pak më bashkëkohor tregimit dhe muzikës.

Derisa ekipi të fillojë të mblidhet pak më seriozisht, presim që “The Little Mermaid” do të mund të arrijë në kinematë botërore në të ardhmen e afërt.