Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles në bisedime për princin Eric në “Little Mermaid”

Ylli i muzikës pop Harry Styles është në bisedime për ta luajtur heroin në rimejkun e ri të Little Mermaid, së bashku me Halle Bailey.

Insajderët pretendojnë se ylli i “Dunkirk” është favorit i hershëm për rolin e princit Eric në rimejkun filmik të Disneyt, i cili do të bëhet me regji të Rob Marshall.

Këngëtarja e R&B Bailey tashmë është angazhuar si Ariel, roli ky kryesor femëror, ndërsa Melissa McCarthy, Jacob Tremblay dhe Awkwafina janë gjithashtu në bisedime për role, por producentët tani ia kanë “vënë syrin” Harryt për rolin e Eric, i cili bëhet simpatia njerëzore e personazhes nga titulli pasi që ajo e shpëton atë nga mbytja.

Princi Eric nuk këndoi në filmin e animuar të vitit 1989, por personazhit mbretëror iu dhanë disa këngë kur Little Mermaid u bë muzikor në Broadway, shkruan KOHA Ditore.

Image

Ndërkohë, lajmi për angazhimin e Harry vjen një ditë pasi që ai e humbi rolin e Elvis Presley në biopikun e Colonel Tom Parker të regjisorit Baz Luhrmann. Syles thuhet se ishte në audicion për rolin, por Luhrmann në fund e zgjodhi Austin Butlerin.