Aktorja që luan rolin e sirenës së vogël në filmin “The Little Mermaid” të Disneyt në versionin “live action”, Halle Bailey është bërë nënë, raporton Page Six.
Lajmi është bërë i ditur në Instagram nga ajo dhe partneri i saj, DDG.
Aktorja ndau një fotografi ku shihet dora e saj dhe e partnerit duke mbajtur dorën e vogël të djalit që e kan quajtur Halo.

Kur DDG bëri të ditur lajmin për shtatzënësinë e partneres së tij më 1 prill, askush nuk i besoi sepse menduan se po bënte shaka për ditën e gënjeshtrave.
Në atë kohë ai mori shumë komente nga fansat të cilët dyshonin në saktësinë e postimin të tij.
“Mezi po pres të bëhem babai yt”, kishte shkruar DDG pasi ndau në Instagram një fotografi të ultrazërit të fëmijës.
