Megan Fox ka reaguar ndaj një postimi të falsifikuar në rrjetet sociale ku kinse ajo kishte shkruar kundër vënies së maskës për mbrojtje nga COVID-19.
Aktorja 34 vjeçare ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram se “kurrë nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me vënien e maskës”, shkruan People.
“Është e frikshme se si mund të bëhesh virale dhe të kryqëzohesh nga shoqëria për diçka që nuk e ke bërë kurrë”, ka shkruar Fox në rrëfimin e saj në Instagram.
Krahas reagimit, aktorja ka publikuar edhe një fotografi bashkë me të dashurin e saj, këngëtarin Machine Gun Kelly, derisa ajo mbante dy maska për shkak të pandemisë me koronavirus.
Artikuj të ngjashëm
-
Megan Fox riaktivizon profilin në Instagram pas pretendimeve për tradhtinë e partnerit
-
Megan Fox: S’e planifikova shtatzëninë e fundit, por ishte një surprizë e bukur
-
Megan Fox po pret fëmijën e parë me Machine Gun Kelly
-
Fox dhe Machine Gun Kelly po “pajtohen ngadalë”
-
Megan Fox fshin të gjitha fotografitë me të dashurin, nxit thashetheme për ndarje