Aktorja e Hollywoodit, Meg Ryan, ka treguar arsyet se pse u tërhoq për një kohë nga aktrimi dhe se pse tani ka vendosur të rikthehet.
Në një intervistë në revistën “People” ajo ka thënë se aktrimi është “punë” për të dhe jo “stil jetese”.
“Bëra një pushim të gjatë sepse më dukej sikur ka kaq shumë pjesë të tjera të përvojës sime si një qenie njerëzore që doja t’i zhvilloja. Është bukur ta mendosh atë si punë dhe jo si stil jetese. Dhe kjo është mënyrë e shkëlqyer për mua të shoh mundësitë që kam përreth”, ka thënë ylli.
Përgjatë periudhës sa nuk ishte në ekran ajo ka thënë se po kujdesej për fëmijët e saj. Aktorja ka dy fëmijë, një djalë 31-vjeçar, të cilin e ka me ish-burrin e saj, Dennis Quaid, dhe një vajzë 18-vjeçare, të cilën e ka adoptuar në vitin 2016.
Ryan ka aktruar për herë të fundit para tetë vjetësh në filmin “Ithaca”.
Kurse tani ajo është angazhuar duke shkruar, drejtuar dhe aktruar në filmin e ri “What Happens Later”, një histori rreth një ish-çifti, që ngujohet në aeroport për shkak të një stuhie.
Ryan për filmin e ri ka thënë se i ka ardhur si ide gjatë izolimit në pandemi. Filmi i ri do të shfaqet nëpër kinema më 3 nëntor.