Showbiz

Meg Ryan u rikthehet filmave romantikë

Aktorja veterane, Meg Ryan, po i rikthehet zhanrit komedi romantike me projektin e ri filmik të titulluar, “What Happens Later”.

Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit në këtë cilin, 61-vjeçarja Ryan dhe 63-vjeçari, David Duchovny, e portretizojnë një ish-çift, i cili rastësisht bashkohet pas kalimit të disa dekadave. Dyshja ritakohen në aeroport kur një stuhi shkakton pezullimin e të gjitha fluturimeve.

Personazhet, Willa dhe Bill, fillojnë t’i kujtojnë kohët e vjetra dhe mundohen të përcaktojnë se cili ishte fajtorë për ndarjen e tyre. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada, duket se ndenja e dashurisë mes tyre ekziston ende, si dhe ata vazhdojnë ta acarojnë njëri-tjetrin.

Meg Ryan po ashtu e ka bërë regjinë e filmit, i cili vjen i bazuar në shfaqjen e Steven Dietzit, “Shooting Star”.

“What Happens Later” lansohet nëpër kinema më 13 tetor.

Përgatiti: Edona Binaku