Gwyneth Paltrow tregon arsyen pse është larguar nga aktrimi
Aktorja e mirënjohur, Gwyneth Paltrow, ka treguar se ajo është larguar nga aktrimi që kur lindi vajzën e saj Apple, sepse nuk donte të qëndronte larg familjes.
“Është disi ironike sepse me të vërtetë u largova nga aktrimi kur lindi Apple. Herën e fundit që isha në ndonjë skenë të një filmi ishte kur isha shtatzënë me të”, ka thënë aktorja për revistën People.
Ajo ka thënë se pasi që lindi vajzën gjithçka u “ri-definua” për të dhe nuk dëshironte të kalonte muaj pa e parë familjen.
Gwyneth është nëna e Apple, tani 19 vjeçe, dhe djalit Moses, 17 vjeç, të cilët i ka me ish-burrin e saj, yllin e Coldplay, Chris Martin, si dhe nënë e dytë për dy fëmijët e burrit të saj të tanishëm, Brad Falchuk.
Ajo tani drejton markën e saj të mirëqenies “Goop” dhe është shfaqur rrallë nëpër filma përgjatë viteve të fundit përveç disa paraqitjeve në “Avengers”.
