Madelaine Petsch ka thënë se shëndeti i saj mendor ishte “gjithë kohës poshtë” pas ndarjes nga Travis Mills
Aktorja 26 vjecare e “Riverdale” ka folur për ndikimin që ka pas tek ajo në shëndetin mendor, ndarja me muzikantin 31 vjeçar.
“Shëndeti im mendor ishte gjatë gjithë kohës poshtë. Çdo ditë ishte një provë dhe terapia ishte çelësi për të më mbajtur në kontroll”, ka thënë Madelaine për Flaunt.
Madelaine dhe Travis janë ndarë në shkurt të 2020-ës pas tre viteve lidhje. Pas ndarjes Madelaine bëri terapi, qëndroi me shoqëri, dhe lexoi për të marrë mbështetje emocionale.
Ajo është duke jetuar me shoqen e saj të ngushtë, dhe kjo e ka ndihmuar në shëndetin mendor.
Madelaine kishte thënë se i janë dashur më shumë se pesë muaj gjatë pandemisë që të kishte në nivel të mirë shëndetin e saj mendor.
-
Pete Davidson i nënshtrohet trajtimit për shëndetin mendor
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
-
Olivia Rodrigo jep këshilla si të përballohet më lehtë një ndarje
-
Ashley Tisdale tregon rregullat që ia ka vendosur vetes në përdorimin e rrjeteve sociale
-
Evangeline Lilly tregon se ka pësuar dëmtime në tru