Këngëtari i njohur Mc Kresha është gjuajtur me një shkrepëse derisa po performonte
“Trendi” i keq i gjuajtjes së artistëve me gjësende përderisa ata janë duke performuar, fatkeqësisht po ndiqet edhe në Kosovë.
Së fundmi artisti i njohur i vendit Mc Kresha u gjuajt me një shkrepëse sa ishte duke performuar në skenë.
Pasi që u gjuajt ai e mori shkrepsën dhe kërkoi që të ndalet muzika duke thënë se “nëse mendoni që është dashni ta gjuani artistin me shkrepsë, nuk është”.
Pastaj vazhdoi “nëse po mendoni se jemi ardhë me ju këndu për para, jemi ardhë me ju këndu pa para”. McKresha u largua nga skena duke lënë mikrofonin në tavolinën e DJ-it teksa ju falënderua publikut.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas dhe pas incidentit u ndërpre koncerti.
Edhe
Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi