Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në shërbimin e falënderimeve që do të zhvillohet të premten në Katedralen e Shën Palit, bëri të ditur Buckingham Palace të enjten.
"Mbretëreshës i pëlqeu shumë parada e sotme e ditëlindjes, por përjetoi disa shqetësime”, tha një zëdhënës në një deklaratë, njofton Sky News.
“Duke marrë parasysh udhëtimin dhe aktivitetin e nevojshëm për të marrë pjesë në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve të nesërm në Katedralen e Shën Palit, Madhëria e Saj me shumë ngurrim ka arritur në përfundimin se ajo nuk do të marrë pjesë”, ka shtuar zëdhënësi.
Ajo besohet se ka përjetuar probleme episodike të lëvizshmërisë gjatë ngjarjeve të së enjtes, por do të vazhdojë të marrë pjesë në një ngjarje të ndriçimit të fenerit të enjten në mbrëmje, konfirmoi pallati.
Në ditën e parë të festimit të Jubileut të Platinit, Mbretëresha u shfaq në ballkonin e Pallatit Buckingham, duke bërë me dorë mijëra dashamirësve.

-
Harry dhe Markle s’do të jenë në ballkonin e Pallatit Mbretëror për festimet e Jubileut të Mbretëreshës
-
Mbretëresha Elizabeth do Krishtlindje me familje
-
Elizabeth II anulon vizitën në Irlandën Veriore, mjekët e këshillojnë të pushojë
-
Princi Harry nuk ftohet në ditëlindjen e mbretit
-
Nuk mori pjesë në kurorëzim, Bideni uron Mbretin Charles lll