Edhe pse nuk ka pasur asnjë marrëveshje zyrtare, Yahya Abdul-Mateen II është në bisedime për të luajtur në ritregimin e ri të MGM të tregimit klasik horror në produksionin e Jordan Peele. Regjinë do ta bëjë regjisorja e filmit “Little Woods”, Nia DaCosta.
Studioja po e promovon filmin e ardhshëm si "vazhdim shpirtëror" të origjinalit. Filmi do të kthehet në lagjen ku filloi legjenda: tani është pjesë e rimodeluar e Chicagos, ku dikur qëndronte Lagjja Cabrini-Green. “Candymani” origjinal doli në vitin 1992 dhe bën fjalë për studentin i cili e heton legjendën rreth Candyman gjatë shkrimit të punimit për legjendat urbane, shkruan KOHA Ditore.

Abdul-Mateen, i cili e ka luajtur keqbërësin Cadillac në serinë e Netflixit The Down, së shpejti shfaqet në trilerin e Peele, “Us”. Atë gjithashtu e presim në serinë e HBO, “Watchmen”.
“Candyman” pritet të shfaqet në kinema më 12 qershor 2020.
-
Johnny Depp rikthehet në filmat e mëdhenj të Hollywoodit
-
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
-
Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
“Paramount” do ta rikthejë në ekran horrorin e famshëm “A Nightmare on Elm Street”