Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Matthew McConaughey dhe Nic Pizzolatto bashkëpunojnë përsëri

Po përgatitet takimi i sërishëm i ekipit të “True Detective”, por kësaj here jo në HBO.

Krijuesi dhe showrunneri i serisë antologjike të HBO-së, Nic Pizzolatto, planifikon ta hartojë dhe shkruajë dhe ta bëjë produksionin e një serie të re FX të titulluar “Redeemer”, me Matthew McConaughey në njërin nga rolet kryesore.

Image

McConaughey e drejtoi kastin e sezonit të parë gjenial të “True Detective” dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën e tij për të punuar përsëri me Pizzolatton, ndërsa dëshira me sa duket do t’i plotësohet së shpejti.

“Redeemer” është frymëzuar nga romani i Patrick Coleman, “The Churchgoer”, seriali do të bëjë fjalë për ish-priftin, i cili bëhet një mbrojtës paksa i shthurur, kërkimi i të cilit për femrën e zhdukur në Texas e çon atë përmes korrupsionit dhe komploteve kriminale, ndërkohë që gërshetohen e kaluara dhe e tashmja e tij, shkruan KOHA Ditore.

FX menjëherë kërkoi nga Pizzolatti tërë sezonin e parë të serialit, por tani për tani nuk dihet kur planifikojnë ta bëjnë produksionin e tij. Ende nuk dihet asgjë për datat, prandaj presim të mësojmë për to në muajt e ardhshëm.