Sipas regjisorit të filmit “John Wick 3: Parabellum”, duket se episodi i katërt i franshizës “The Matrix” është rrugës.
Kanë kaluar 20 vjet që nga lansimi i filmit të parë “Matrix” të Wachoskisve (Lana dhe Lilly, regjisorët motër e vëlla të trilogjisë “Matrix”), në të cilin kanë luajtur aktorët e njohur Keanu Reeves dhe Laurence Fishburne, dhe del se vazhdimi i trilogjonisë është në zhvillim, shkruan NME.
Duke folur për “Yahoo Movies UK” para lansimit të “John Wick 3: Parabellum”, regjisori Chad Stahelski zbuloi lajmin se “The Matrix 4” është duke u zhvilluar.
“Jam shumë i lumtur që Wachowskis nuk janë vetëm duke e bërë Matrixin, por ata janë duke zgjeruar atë që të gjithë e kemi dashur”, zbuloi Stahelski, transmeton Koha.net.
Para se të bëhej regjisor, Stahelski ka punuar si aktor zëvendësues në Hollywood – ai ka qenë aktori zëvendësues i Keanu Reevesit në trilogjinë “Matrix”.
Edhe
Rikthimi i Keanu Reeves për “Matrix 4”
I pyetur nëse e dinë se kush do të jetë regjisor i filmit të ri “Matrix”, ai është përgjigjur: “Nuk jam i sigurt në përgjithësi. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë Lana”.
Pastaj i pyetur nëse Wachoskisët janë të përfshirë, ai dukej mjaft i sigurt se ata janë. “Po. Dhe nëse ata do të donin ndihmë, absolutisht do të lërja çfarëdo që isha duke bërë për t’i ndihmuar ata”.