Aktorja Christina Ricci është konfirmuar se do të luajë në filmin e ardhshëm të regjisores Lana Wachowski, “The Matrix 4”.
Në një konferencë të fundit për media të organizuar nga studioja “Warner Bros.”, u shtua edhe emri i Riccit në listën e aktorëve të filmit të shumëpritur.
Keanu Reeves, Carrie-Anne Moss, Yahya Abdul-Mateen II, Priyanka Chopra Jonas, Jonathan Groff, Neil Patrick Harris, Jessica Henwick, Christina Ricci, Telma Hopkins, Eréndira Ibarra, Toby Onwumere, Max Riemelt, Brian J. Smith dhe Jada Pinkett Smith e plotësojnë kastën e aktorëve të këtij projekti me buxhet të lartë.
Christina Ricci në të kaluarën ka punuar me regjisoren Lana Wachowski në filmin e vitit 2008, “Speed Racer”. Ai projekti i cili i takonte zhanrit aksion dhe komedi, bazohej në romanin me të njëjtin emër të autores, Tatsuo Yoshida, dhe në të luanin edhe yjet Emile Hirsch, John Goodman dhe Susan Sarandon.
Vazhdimi i katërt i filmit “The Matrix”, planifikohet të lansohet për publikun e gjerë më 22 dhjetor të këtij viti. Sipas raportimeve të fundit në media dhe portale të ndryshme filmi do ta mbajë titullin, “The Matrix Resurrections”, dhe vjen me skenar të shkruar nga Lana WachoWski e cila shërben edhe si producente, David Mitchell dhe Aleksander Hemon.
Keanu Reeves rikthehet në rolin e protagonistit Neo, derisa aktorja Carrie-Anne Moss edhe një herë e portretizon personazhin, Trinity.
-
Zbulohet titulli i vazhdimit të katërt të filmit “The Matrix”
-
Keanu Reevesit do t’i pëlqente të bëhej pjesë e Universit Kinematik Marvel
-
Publikohen pamjet e para të filmit të shumëpritur “The Matrix Resurrections”
-
Christina Ricci në pritje të fëmijës së dytë
-
Aktorja Carrie-Ann Moss ka folur për stereotipet e moshës në Hollywood