Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Al Pacino dhe yje të tjerë të Hollywoodit në filmin për historinë e Maseratit

Al Pacino në rolin e biznesmenin Vincenzo Vaccaro

Al Pacino në rolin e biznesmenin Vincenzo Vaccaro

Historia e vëllezërve Maserati po vjen në ekranin e madh me një kast të jashtëzakonshëm, ku bëjnë pjesë yje si Al Pacino, Anthony Hopkins, Jessica Alba dhe Andy Garcia, ka shkruar The Hollywood Reporter.

TRAILERI I FILMIT:

Filmi “Maserati: The Brothers” është një biografi dramatike për familjen që qëndron pas një prej markave më të famshme të makinave italiane.

Filmi zhvillohet në Itali dhe tregon historinë e vëllezërve Alfieri, Bindo dhe Carlo Maserati, të cilët u përpoqën të ndërtonin një kompani të suksesshme automobilistike në një kohë kur garat me makina po bëheshin gjithnjë e më popullore.

Rolin e Alfierit e luan Michele Morrone, ndërsa Bindo dhe Carlo interpretohen nga Salvatore Esposito dhe Lorenzo De Moor.

Edhe Sacha Baron Cohen kritikon normalizimin e ekstremizmit: Bota ka ndryshuar për të keq Showbiz Sacha Baron Cohen kritikon normalizimin e ekstremizmit: Bota ka ndryshuar për të keq

Një nga objektivat më të mëdha të tyre ishte të bëheshin prodhuesi i parë italian që do të fitonte garën prestigjioze Indianapolis 500.

Maserati arriti ta realizojë këtë sukses në 1939 dhe 1940, duke hyrë në historinë e automobilizmit.

Pacino interpreton biznesmenin Vincenzo Vaccaro, një nga mbështetësit dhe investitorët e hershëm të familjes Maserati.

Hopkins gjithashtu luan një nga njerëzit që mbështet financiarisht vëllezërit në fillimet e tyre.

Në film shfaqen edhe Alba dhe Garcia, duke e bërë projektin një nga filmat më të mëdhenj biografikë për historinë e automobilizmit italian.

Filmi drejtohet nga Robert Moresco, i cili ka fituar çmimin “Oscar” për skenarin e filmit “Crash” në vitin 2005.

Edhe Al Pacino do të nderohet me çmimin më të lartë të aktorëve në Hollywood Showbiz Al Pacino do të nderohet me çmimin më të lartë të aktorëve në Hollywood

Skenari është shkruar nga Amanda Moresco dhe Stefano Torrisi, ndërsa këngën origjinale të filmit e ka shkruar kompozitorja e njohur Diane Warren.

Nga Lamborghini te Ferrari dhe tani Maserati

“Maserati: The Brothers” është pjesë e një serie filmash për legjendat e automobilizmit italian.

Robert Moresco më parë drejtoi “Lamborghini: The Man Behind the Legend”, ndërsa regjisori Michael Mann solli në vitin 2024 filmin “Ferrari”, me Adam Driver në rolin e Enzo Ferrarit.

Producenti Andrea Iervolino po përgatit gjithashtu një tjetër projekt, “Bugatti”, për jetën e themeluesit të markës Ettore Bugatti.

Edhe Benny Blanco dhe Ed Sheeran rikrijuan skenën ikonike të “Titanicut” Showbiz Benny Blanco dhe Ed Sheeran rikrijuan skenën ikonike të “Titanicut”

“Maserati: The Brothers” është xhiruar në Modena, qendrën e industrisë italiane të automobilizmit, si dhe në studiot Cinecittà në Romë.

Filmi do të shpërndahet në SHBA nga “Magenta Light Studios”, por data zyrtare e premierës ende nuk është përcaktuar.