Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Maria Sharapova po pret të bëhet nënë për herë të parë

Maria Sharapova është në pritje të fëmijës së saj të parë. Tenistja e famshme ruse, e cila ka fituar katër tituj Grand Slam gjatë karrierës së saj, ka festuar të martën ditëlindjen e saj të 35-të dhe me këtë rast e ka bërë të ditur edhe lajmin e shtatzënisë, shkruan CNN-i të mërkurën.

Sharapova po e pret foshnjën me të fejuarin e saj, Alexander Gilkes.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram me barkun e saj të fryrë, teksa po relaksohej në një plazh.

“Fillime të çmueshme. Të hash tortën e ditëlindjen për dy persona gjithmonë ka qenë specialiteti im”, ka shkruar Sharapova krahas fotos.

Sharapova, e cila është pensionuar nga sporti para më shumë se dy vjetësh, ka njoftuar për fejesën e saj me biznesmenin britanik Gilkes, në dhjetor të vitit 2020.

Çifti thuhet se janë në lidhje që nga viti 2018, ndërkohë që Gilkes shpeshherë është parë në ndeshjet e Sharapovës pak para përfundimit të karrierës së saj.

Edhe Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova zbulojnë emrin e fëmijës Showbiz Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova zbulojnë emrin e fëmijës

Ajo është një nga vetëm 10 femrat që ka fituar të katër turnetë Grand Slamt gjatë karrierës së saj.

Paraqitja e saj e fundit ishte në Australian Open 2020, ku u eliminua në raundin e parë nga Donna Vekiq.

Sharapova fitoi më shumë se 38 milionë dollarë çmime gjatë karrierës së saj, sipas WTA-së.