Me produksion të Sam Raimi, në kinema këtë dimër mbërrin ekranizimi më i ri i klasikut të horrorit “The Grudge”, bazuar në hitin japonez “Ju-On: The Grudge”, në versionin e parë amerikan në të cilit (nga viti 2004) në rolin kryesor u shfaq Sarah Michelle Gellar.
Versioni më i ri i frikshëm do t’ua fusë frikën në palcë edhe më të guximshmëve, ndërsa se çfarë na pret saktësisht në kinema këtë janar mund ta shihni në trilerin e parë të filmit.
Ngjarja e filmit, ashtu si në vazhdimet e mëparshme, na zbulon sekretin e shtëpisë së mallkuar e cila brenda mureve të veta fsheh një vdekje të tmerrshme dhe një tmerr i cili i shkatërron jetët e të gjithë atyre që e shkelin pragun, shkruan KOHA Ditore. Njerëzit në shtëpinë e mallkuar ose vdesin, ose çmenden, ose bien në gjendje katatonie. Këdo që e infekton mallkimi vdekjeprurës - vdes, ndërsa mallkimi i ri lind dhe përhapet si virus tek kushdo që hyn në shtëpi, në një zinxhir të pafund të tmerreve që bëhen gjithnjë e më të mëdha...
Në rolet kryesore luajnë: Andrea Riseborough, Demián Bichir, John Cho, Betty Gilpin, Lin Shaye dhe Jacki Weaver.
“The Grudge” vjen në kinema këtë janar.