Me mysafirë të profileve të ndryshme vjen sonte edicioni i ri i emisionit “Talk”.
E ftuara e parë është Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën, Elvana Shala, e cila rrëfen për këtë përvojë që po vazhdon dhe po ashtu edhe për sfidat në jetën e saj personale.
Pjesë e emisionit do të jetë edhe rubrika “Biografi në numra”, me protagoniste aktoren e njohur, Aurita Agushi.
Ndërsa, i ftuari i dytë në studio është këngëtari i njohur i muzikës folklorike dhe popullore, Mahmut Ferati.
“Talk”-un mund ta ndiqni sonte, nga ora 20:00.