Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mahershala Ali do ta luajë Blade

Mahershala Ali do ta marrë rolin e Blade nga Wesley Snipes.

Drejtori i Marvel Studios, Kevin Feige i publikoi planet për ta rilansuar franshizën e filmit të tyre të vampirëve, në San Diego Comic-Con të shtunën mbrëma, duke njoftuar se tani atë do ta luajë Mahershala.

Derisa Ali u prezantua si Blade i ri, ai e kishte vendosur një kapelë bejsbolli me logon e Blade dhe u buzëqeshi fansave.

Pas njoftimit, Feige tha për uebsajtin e SHBA, Rotten Tomatoes, se Blade është një pjesë kyçe e planeve të Marvel për universin e tyre kinematografik pas Avengers: Endgame, shkruan KOHA Ditore.

"Për vite me radhë, kemi kërkuar ta gjejmë një zgjidhje të re për Blade, ne e duam atë personazh," tha ai. "Ne e duam atë botë. Tani që Dr. Strange dhe elementet mbinatyrore kanë ardhur në MCU, menduam se definitivisht mund të fillonim ta eksploronim këtë."

Ai gjithashtu tha se ideja për reboot ishte kryesisht ideja e yllit të Green Book.

Edhe Paul Kelly shpreh interes për rolin e James Bond: “Dua të jem 007” Showbiz 1 muaj më parë Paul Kelly shpreh interes për rolin e James Bond: “Dua të jem 007”

"Mahershala donte të vinte dhe të takohej me ne. Dhe kur Mahershala Ali dëshiron të takohet, duhet ta pranoni takimin. Dhe mendoj se ai erdhi menjëherë pas çmimit të tij të dytë Oscar," shpjegoi ai. "Dhe po flisnim në mënyrë shumë të këndshme, dhe ai po fliste për faktin se sa adhurues i madh është, dhe pastaj doli menjëherë në temë, dhe tha, 'Blade'. Dhe ne thamë, 'po'."

Filmi origjinal i Blade nga viti 1998 ishte hit kinematografik dhe u pasua me vazhdime në vitet 2002 dhe 2004.