Madonna do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme “Holiday” duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira ndonjëherë.
Ikona e popit do të performojë muzikë nga e gjithë karriera e saj, nga albumi debutues i vitit 1983 deri në “Madame X” të 2019-s, shkroi BBC.
Turneu i festimit me 35 data do të shohë gjithashtu rikthimin e saj në arena dhe stadiume pas shfaqjeve eksperimentale, të bazuara në teatër më 2019 dhe 2020.
Disa nga ato shfaqje u anuluan pasi ylli luftoi me lëndime.
“Jam e emocionuar të eksplorojë sa më shumë këngë të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi atë që e kanë kërkuar nga unë”, ka thënë Madonna.