Madonna e ka humbur gjyqin e apelit për ta rikthyer një koleksion të kujtimeve intime dhe për t’i parandaluar ato që të dalin në shitje në ankand.
Superylli i popit ka luftuar me ish-mikeshën e saj, Darlene Lutz, për artikujt, ku përfshihet një letër e ndarjes e Tupac Shakur, një palë brekë sateni dhe një furçë që i përmban flokët e saj, por një gjykatës i cili e mbikëqyr rastin ka vendosur që konsulentja e artit ka të drejtë t’i shesë kujtimet meqë ato i takojnë asaj me të drejtë, shkruan KOHA Ditore.
Avokati i Lutz, i cili punoi për këngëtaren nga viti 1981 deri në vitin 2003, thotë: "Gjyqi doli me një vendim absolutisht të drejtë. Prona është e znj. Lutz dhe ajo mund të bëjë me të çfarë të dojë."
Artikujt tani pritet të dalin në ankandin e ardhshëm GottaHaveRockandRoll.com.
-
Letra e Tupacut për ndarje nga Madonna del në ankand
-
Madonna duket se i referohet ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e ri
-
Babai i Amy Winehouse humb betejën ligjore për shitjen në ankand të gjërave të së bijës
-
Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas
-
Brad Pitt kërkon që gjykata ta detyrojë Angelina Jolien të dorëzojë emailet private