Sunny Hill Festival ka njoftuar në faqen zyrtare në Instagram se edicioni i sivjetmë do të presë në skenë grupin “M6nifest Girls”.
Sipas njoftimit, ky grup nga Turqia i përbërë nga gjashtë vajza, do të sjellë një valë të re energjie, qëndrimi dhe tingulli, duke reflektuar frymën e festivalit.
“Prishtinë përgatitu – ky është vetëm fillimi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit, duke paralajmëruar eksperiencë të paharrueshme për publikun këtë verë.

Para dy ditësh është njoftuar edhe pjesëmarrja e DJ-it Carlita.
Ky edicion i festivalit do të mbahet mes datave 31 korrik dhe 2 gusht.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis programi edhe në skenën kryesore të “Sunny Hillit”
-
“Sunny Hill” merr formë – kumbon Prishtina
-
Edhe dy javë nga spektakli i madh që do ta sjellë “Sunny Hill”
-
“Sunny Hill” zbulon programin e plotë, Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore
-
Sunny Hill Festival rikthehet në Prishtinë në fund të muajit