Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lynyrd Skynyrd punon në albumin e ri

Frontmeni i Lynyrd Skynyrd, Johnny Van Zant, tha se bendi i tij kishte mbërritur aq larg në përgatitjen e albumit të ri, saqë ai ishte i gatshëm për publikim.

Ai shtoi se ikonat Southern rockut, të cilët aktualisht janë në turneun e tyre lamtumirës, po e planifikonin gjithashtu një publikim të filmit të koncertit dhe se ai i kishte projektet e veta të regjistrimit kur për këtë do të gjejë kohë.

"E kemi vërtetë një album të gatshëm, të jem i sinqertë", tha Van Zant për “Madnes to Creation” në një intervistë të kohëve të fundit. "E kemi një mori këngësh që po i shkruajmë gjatë gjithë kohës... me siguri pas këtij turneu do ta kemi albumin, ta përfundojmë në studio".

Ai shtoi se Skynyrd "në fakt e regjistroi koncertin e fundit këtu në Jacksonville. E bëri një DVD dhe në CD për të dhe edhe ajo do të dalë ndërkohë".

Ndërkohë, tha ai, bendi po e shijonte përvojën e turneut të tyre përfundimtar, i cili u zgjat muajin e kaluar. "Publiku ishte i shkëlqyer," raportoi ai. "Ishte kënaqësi dhe pikëllim në të njëjtën kohë që e dimë se në disa nga këto vende do të jetë hera e fundit që do të interpretojmë. Por, të gjitha gjërat e mira përfundojnë, apo jo?... Kemi edhe shumë vende ku ende duam të shkojmë. Me siguri do ta bëjmë një tjetër turne diku nëpër Evropë dhe në Brazil, Australi dhe Zelandën e Re", shkruan KOHA Ditore

Edhe Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika Showbiz Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika
Image

Ai gjithashtu i përmendi planet e tij për të ardhmen. "Gjithmonë bëj muzikë të re - unë dhe Donnie, vëllai im, krijojmë gjatë gjithë kohës dhe jetojmë afër njëri-tjetrit këtu në Florida", shpjegoi ai. "E kam një vend të vogël në pjesën e prapme dhe shkojmë atje dhe argëtohemi dhe bëjmë muzikë. Një nga gjërat e mia në listën e dëshirave është ta bëj një album gospel. E kam humbur vajzën time më të madhe vitin e kaluar për shkak të kancerit dhe kjo disi më ktheu aty ku është dashur të jem për një kohë shumë të gjatë - me Zotin."

Van Zant shtoi se ai gjithashtu do të donte që "ndoshta ta bënte një regjistrim blues. Kam bërë shumë albume country. Por do të doja t’i bëja këto gjëra para se të shkoj në parajsën e madhe të plotfuqishme në qiell".