Lucy Liu i bëri homazhe aktores Anna May Wong për faktin që ua hapi rrugën yjeve aziatikë, gjatë ceremonisë së saj të Hollywood Walk of Fame të mërkurën.
Ylli i Charlie’s Angels e zbuloi pllakën e saj në Hollywood Boulevard dhe e nderoi Wong, ylli i së cilës është pranë saj, në fjalimin e saj.
"Njëqind vjet më parë, ajo ishte pioniere duke i duruar racizmin, margjinalizimin dhe përjashtimin", tha ajo. "Ndonjëherë njerëzit flasin për sukseset e mia kryesore si revolucionare për një aziatike, por aziatikët kanë bërë filma për një kohë të gjatë.
"Ata thjesht nuk i bënin këtu (në Hollywood), sepse ende nuk ishim të ‘ftuar në tryezë’. Isha me fat që shteghapësit si Bruce Lee dhe Anna May Wong erdhën para meje. Nëse puna ime në një farë mënyre ndihmoi në kapërcimin e hendekut midis roleve stereotipe të dhëna fillimisht për Anna May, atëherë jam e mahnitur të jem pjesë e këtij procesi".

Wong, e cila vdiq në vitin 1961, u ngrit në famë si yll i ekranit gjatë epokës së filmit pa zë në vitet 1920 dhe ajo ishte aktorja e parë kinezo-amerikane që e fitoi njohjen ndërkombëtare, duke u bërë aziatiko-amerikania e parë që e fitoi një yll në Walk of Fame, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Lucy Liu bëhet me yll në Walk of Fame në Hollywood
"Kur i vendosim yjet në Walk of Fame, na pëlqen t’i vëmë afër ikonave të Epokës së Artë të Hollywoodit me modelet shembull që përfaqësojnë ndërrimet emocionuese që po ndodhin në industrinë e filmit", tha producentja e Walk of Fame, Ana Martinez.
Gjatë ngjarjes, Liu mori mbështetje nga koleget nga Charlie’s Angels Cameron Diaz, Drew Barrymore dhe Demi Moore.