Lucy Liu do të nderohet me yllin e 2.662 në Walk of Fame në Hollywood.
Ylli i Charlie’s Angels do të bëhet me yll më 1 maj nga shoqet e famshme, Demi Moore dhe Rhea Perlman.
Pllaka e Liu do të vendoset pranë yllit të aktores legjendare Anna May Wong, aktores së parë kinezo-amerikane që u shfaq në ekranet filmike të Hollywoodit, në cep të Hollywood & Vine, shkruan KOHA Ditore.
Ceremonia e madhe do të zhvillohet tre javë para premierës së sezonit final të hit dramës së saj për Sherlock Holmes, ”Elementary”.